Matje Preçize e Dëgjimit
Teknologjia më e lartë Interacoustics për rezultate të sakta dhe të garantuara.
Dhoma Audiometrike Speciale
Klinika Salaj Akustik është e pajisur me një dhomë të posatshme audiometrike që plotëson të gjitha kushtet optimale për realizimin e një matjeje profesionale.
Kjo dhomë është e izoluar plotësisht nga ana akustike, duke garantuar që asnjë tingull i jashtëm të mos depërtojë, përveç sinjaleve që lëshon audiometri. Kjo siguron që rezultati i përfituar të jetë 100% i saktë.
Parametrat Teknikë të Ekzaminimit
Interacoustics
Teknologji Bashkëkohore
125 Hz – 8000 Hz
Gama e Frekuencave
10 dB – 120 dB
Intensiteti i Tingullit
Audiometri Tonale
Matja e Pragut të Dëgjimit
Çfarë përcakton Audiometria?
Testi i dëgjimit shërben për të vlerësuar pragun e dëgjimit të pacientit – nivelin më të ulët që veshi mund të perceptojë.
- Vlerësimi i Pragut: Identifikojmë saktësisht nivelin e humbjes së dëgjimit.
- Konsulta Profesionale: Përcaktohet nëse pacienti ka nevojë për aparat apo trajtim tjetër.
- Përzgjedhja e Modelit: Sugjerohet modeli më i përshtatshëm bazuar në audiogramë.
- Databaza Digjitale: Të dhënat tuaja regjistrohen dhe ruhen në sistemin tonë për ndjekje në vazhdimësi.
Gati për një kontroll?
Ejani në klinikat tona për një matje preçize me pajisje të certifikuara ndërkombëtarisht.
Rezervo Takimin Falas