Laboratori Otoplastik & Teknik
Aty ku teknologjia daneze dhe mjeshtëria artizanale bashkohen për dëgjimin tuaj.
👂
Kallëpe (Mold) të Personalizuara
Realizojmë kallëpe silikoni dhe akriliku të butë duke përdorur masën ekzakte të veshit tuaj për rehati maksimale.
🛠️
Riparime Profesionale
Servis i autorizuar për të gjitha modelet Oticon. Ndërrim pjesësh origjinale, pastrim me ultratinguj dhe kalibrim.
🦻🏻
Mbrojtje për Veshët
Shtojca speciale për notarë (water-stop) dhe mbrojtëse kundër zhurmave industriale apo për gjumë të qetë.
Pse laboratori ynë është unik?
Në Salaj Akustik, ne nuk mjaftohemi vetëm me shitjen e një aparati. Laboratori ynë garanton që pajisja juaj të funksionojë në perfeksion për vitet në vijim.
- Saktësi Mikroskopike: Çdo punim kontrollohet nën mikroskop për të evituar irritimet.
- Materiale Hipoalergjike: Përdorim vetëm materiale biokompatible nga Gjermania dhe Danimarka.
- Shërbim i Shpejtë: Shumica e riparimeve dhe kallëpeve kryhen brenda 24-48 orëve.
- Analizë Elektroakustike: Testojmë performancën reale të aparatit me pajisje matëse hit-pro.