Aparatet e dëgjimit nuk janë thjesht një përforcues i dëgjimit tuaj por janë pajisje mjekësore të cilat duke ju rikthyer dëgjimin ju japin mundësinë për të përmirësuar jetën tuaj jo vetëm në përditshmëri por edhe në ambjentet e punës. Përfitimet janë të dukshme që në momentn e parë të vendosjes, ndërkohë që sa më shumë të përdoret aq më shumë shtohen përfitimet e dëgjimit.
Ju do të dëgjoni çdo tingull në ambjentin ku jetoni dhe do të arrini të qartësoni fjalë që më parë nuk mundeshit.
Sa më shumë të përdorni aparatin aq më shumë ngacmime do të shkojnë në drejtim të nervit tuaj të dëgjimit duke e aktivizuar dhe duke rritur shancet për të mos progresuar në vazhdim.
Do të rifitoni aftësinë për të komunikuar me shumë persona, të jeni aktivë në biseda me miqtë.
Nëse deri tani dëgjimi ka qenë një pengesë për të studiuar tani me pajisjen me aparat dëgjimi ju mund të studioni ne shkollë apo universitet pa vështirësi.
Pas një kohe pushimi nga puna juaj për shkak të pamundësisë për të dëgjuar mirë, ju mund të riktheheni në punë dhe të komunikoni lirshëm me kolegët tuaj.
Me përdorimin e aparatit ju ulni rriskun për demencë në moshë të tretë.