Stafi


Klinika e dëgjimit Salaj Akustik ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike, me një organikë të mirë-strukturuar dhe funksionale. Kjo vjen pjesërisht nga historia e themelimit tonë, si dhe burimet e hershme dhe aktuale njerëzore.

Njihu me ekipin e Salaj Akustik

Genci Salaj
Administrator / Audioprotezist

Genci Salaj është themeluesi dhe administratori i klinikës së parë mjekësore të audioprotezimit në Shqipëri, që prej Maj 2002. Me një eksperiencë 23 vjeçare në këtë fushë, ai ka qenë vazhdimisht në ndjekje të trainimeve dhe specializimeve me fokus në teknikat e përgatitjes së aparateve të degjimit, të mbajtura nga kompanitë lider në këtë fushë, si: Evicoon, Andreadhis / Greqi; Oticon / Danimark dhe Starkey / USA.

Fadil Toska
Audioprotezist / Salaj Akustik Fier

Fadil Toska shërben si audioprotezist në klinikën Salaj Akustik, Dega Fier, ku ofrohen një sërë shërbimesh, si: matje dëgjimi, konsulencë shëndetësore, marrje e masës së veshit, shitje baterish të aparateve të dëgjimit, etj.

Matilda Salaj
Teknike Laboratori

Znj. Salaj kryen funksionin e laborantes, përmes: Kryerjes së testeve laboratorike për të siguruar të dhëna të besueshme dhe të sakta në përputhje me nevojat e Kabinetit; Mirëmbajtjes dhe përdorimit të pajisjeve standarde të përgatitjes së protezave akustike; Pastrimit dhe riparimit të aparateve të dëgjimit; Ndjekjes dhe sigurimit të proçedurave strikte dhe kontrolleve të sigurisë, në lidhje me përdorimin e solucioneve të ndryshme në laborator.

Na shkruaj :)
1
Scan the code
Jemi në linjë!