Partnerët


Klinika e dëgjimit Salaj Akustik ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike, falë bashkëpunimeve të rëndësishme me partnerët tanë kombetar dhe ndërkombetar. Partnerët tanë janë një aset shumë i rëndësishëm.

Oticon

Është Kompania Lider prodhuese e aparateve të dëgjimit, me qendër në Danimark dhe e themeluar që në vitin 1904 nga Hans Demant, gruaja e të cilit vuante nga humbja e dëgjimit.
Këtu fillon historia e Oticon. (https://www.oticon.global/about/oticon/history)

Aktualisht kjo kompani udhëhiqet nga William Demant Holding Group, me degë në rreth 100 vende të botës, duke përfshirë dhe një fabrikë të madhe prodhimi në Poloni. Në vitin 2016, Oticon lancoi aparatin e parë të dëgjimit të prodhuar ndonjëherë, të lidhur me internetin – Oticon OPN. Falë modulit OpenSound Navigator, për herë të parë është bërë e mundur perceptimi dhe menaxhimi i valëve komplekse zanore dhe i mjediseve të zhurmshme. Ky modul kryen një skanim rreth 100 herë më shumë për sekond të mjedisit, duke siguruar analizim dhe perceptim të balancuar të çdo tingulli, dhe për rrjedhojë komoditet dhe në vende të zhurmshme.

Rayovac

Kjo kompani është ndër prodhuesit më të mëdhenj të baterive alkaline të madhësive të ndryshme që variojnë nga AAA ne 9V, baterive të karikueshme, baterive të prodhimit të aparateve të dëgjimit, atyre me litium, dhe karikuesve portabël të baterive.

Kjo Kompani, e njohur fillimisht si “Kompania Franceze e prodhimit të Baterive”, është themeluar që në vitin 1906 në Madison, Winconsin nga James Bowen Ramsay (1869–1952), me president të parë, Alfred Landau. Në 1910, që shënon dhe vitin e parë të arritjeve tejet të suksesshme të kompanisë, presidenca i kaloi Z. C.F. Burgess. Pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu selinë qendrorë në vitin 1915, Burgess hoqi dorë përfundimisht nga posti i presidencës. Megjithatë, prodhimi i baterive vijoi dhe gjatë viteve të Luftës së Parë Boterore, dhe në vitin 1920, kjo kompani kishte më shumë se 2.74 milion dollar fitim nga shitjet vjetore dhe rreth 600 punonjës në total. Në 1930, Nr. i punonjësve arriti në 1000, dhe emri i kompanisë u ndryshua në “Ray-O-Vac”, emër që kishte lidhje me teknologjine e vjetër dhe ate te re, te tubave me vacuum dhe rrezeve elektronike. Ne vitin 1933, RAYOVAC fitoi patentën për prodhimin e baterive të para për aparate dëgjimi. Një ndër arritjet më të mëdha të kompanise ishin vecanërisht gjatë Luftes se Dyte Boterore, kur kjo kompani furnizoi me rreth 500 milion bateri ushtrinë e SHBA, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoret e ShBA.

Në vitet 70, nje kompani tjetër nën logon e RAY- O- Vac u hap dhe në Angli. Ndërkohë që emri zyrtar “RAYOVAC” e vendos në 1988.

Me nje experience tashmë prej 113 vjetësh, Rayovac është ndër kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme të prodhimit të të gjitha llojeve të baterive, përfshirë dhe ato për aparate dëgjimi.

Dreve

Dreve: Kompania Dreve, prej 70 vjetësh operon në fushën e prodhimit të preparateve mjekësore që kane të bëjnë me prodhimin e masave të veshit, si dhe pajisjeve të tjera për prodhimin e pjesëve të tjera funksionale të një aparati dëgjimi. Kjo kompani ofron gjithashtu, një gamë të gjerë produktesh për pastrimin e masave të veshit dhe aparateve të degjimit, si dhe aksesorë të veçuar, shtesë, të aparaturave që perdoren në laboratorët e protezimit akustik.

Dreve është i certifikuar sipas standartit Europian të prodhimit të produkteve cilësore: DIN EN ISO 9001 dhe DIN EN ISO 13485.

Na shkruaj :)
1
Scan the code
Jemi në linjë!