Oticon Zircon miniBTE R është një aparat dëgjimi i vogël dhe i rikarikueshëm që i përshtatet shumicës së veshëve. Mund të transmetojë audio direkt nga iPhone®, iPad®, iPod touch® dhe pajisjet e zgjedhura Android™. Kjo për shkak se Oticon Zircon është një aparat dëgjimi i krijuar për iPhone me Bluetooth® dhe është i pajtueshëm me protokollin e ri Android për Transmetim Audio për Aparatet e Dëgjimit (ASHA). Ky stil miniBTE R punon nga një bateri litiumi dhe përmban një buton të vetëm për kontrollin e volumit.
Oticon Zircon miniBTE R
Mbulim 360°
Aparati i veshit të djathtë komunikon me aparatin e veshit të majtë (dhe anasjelltas) me anë të teknologjisë OpenSound Navigator. Ky akses 360° analizon dhe i jep prioritet fjalëve , ndërkoh që neutralizon zhurmat e ambjentit përreth.
Kuptim më i mirë i të folurit
Përfitoni më shumë nga bisedat tuaja me miqtë dhe të dashurit. Këto aparate dëgjimi përmirësojnë të kuptuarit e të folurit në mjedise të zhurmshme dhe të qeta.
Përvojë e jashtëzakonshme muzikore
Për t’ju dhënë cilësi të mahnitshme të zërit, pavarësisht nëse jeni duke dëgjuar muzikë të drejtpërdrejtë ose transmetim, ne kemi krijuar një program të dedikuar të quajtur Oticon MyMusic.
Lidhje pa probleme
Shijoni një mori mundësish lidhjeje, si transmetimi i muzikës, biseda në telefon dhe përdorimi i aplikacionit Oticon ON për të kontrolluar aparatet e dëgjimit. Teknologjia me valë Bluetooth i bën të gjitha të mundshme.
Komunikimi pa duar
Kryeni telefonata pa duar duke transmetuar tingullin nga telefoni ose një pajisje tjetër drejtpërdrejt në aparatet tuaja të dëgjimit, duke përdorur mikrofonat në aparatet e dëgjimit për të kapur zërin tuaj.
Përvoja të zgjeruara publike
Aparatet e dëgjimit Oticon me telespiral përmirësojnë dëgjimin tuaj në auditore, objekte kulti, teatro, aeroporte dhe çdo vend tjetër publik me një sistem loop.
Një buton i vetëm
Një buton i vetëm i përshtatshëm e bën të lehtë kontrollin e volumit dhe rregullimin e programeve.
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
Aparatet e dëgjimit Oticon janë të certifikuara me IP68. Kjo do të thotë se ata mund të përballojnë lagështinë dhe pluhurin.