I projektuar për pacientët me humbje të rëndë deri në të thellë të dëgjimit, Oticon Xceed BTE UP ka një formë elegante, kompakte, një buton të dyfishtë e të lehtë për t’u përdorur për kontrollin e volumit dhe një buton të veçantë për ndryshimin e programeve. Duke suportuar teknologjinë Bluetooth, ai ofron lidhje pa probleme me pajisjet tuaja të preferuara. Një përcues spiral i integruar në brendësi Oticon Xceed BTE UP ofron dëgjim të përmirësuar në mjedise publike të tilla si teatri ose kinemaja. Në pjesën e jashtme të trupit të aparatit ka një buton, me anë të së cilit kryhet fikja/ndezja dhe kontrolli i volumit.
Oticon Xceed BTE Ultra Power
Një përvojë tingulli 360° Ky aparat suporton teknologjinë OpenSound, që ju jep akses 360° në përzgjedhjen e zerave dhe tingujve të nevojshëm rreth jush dhe mbulon deri në 120 % të humbjes së dëgjimit. Nuk ka më tinguj fishkëllyes Karakteristika e ketij aparati është parandalimi dhe dedektimi i tingujve fshkëllyes perpara se ato të arrijnë në kanalin e veshit.
Lidhje pa probleme Shijoni një mori mundësish lidhjeje, si dëgjimi i muzikës, biseda në telefon dhe përdorimi i aplikacionit Oticon Companion për të kontrolluar aparatet e dëgjimit. Teknologjia me valë Bluetooth i bën të gjitha të mundshme. Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit Aparatet e dëgjimit Oticon janë të certifikuara me IP68. Kjo do të thotë se ata mund të përballojnë lagështinë dhe pluhurin.