I projektuar për personat me humbje të rëndë deri në thellë dëgjimi, Oticon Xceed BTE SP ka një formë elegante, kompakte, një buton të dyfishtë e të lehtë për t’u përdorur për kontrollin e volumit dhe një buton të veçantë për ndryshimin e programeve. Duke suportuar teknologjinë Bluetooth, ai ofron lidhje pa probleme me pajisjet tuaja të preferuara. Një tel spiral i integruar në brendësi Oticon Xceed BTE SP ofron dëgjim të përmirësuar në mjedise publike të tilla si teatri ose kinemaja. Në pjesën e jashtme të trupit të aparatit ka një buton, me anë të së cilit kryhet fikja/ndezja dhe kontrolli i volumit.
Oticon Xceed BTE Super Power
Modeli: BTE – Behind the ear
Niveli i humbjes se degjimit: E rëndë – e thellë
Modeli i Baterisë: 13
Ngjyra: Bezhe, Gri Argjendi
Projektuar per: Të rritur
Kategoria: Aparate Degjimi per te Rritur
Një përvojë tingulli 360°
Ky aparat suporton teknologjinë OpenSound, që ju jep akses 360° në përzgjedhjen e zerave dhe tingujve të nevojshëm rreth jush.
Nuk ka më tinguj fishkëllyes
Karakteristika e ketij aparati është parandalimi dhe dedektimi i tingujve fshkëllyes perpara se ato të arrijnë në kanalin e veshit.
Lidhje pa probleme
Shijoni një mori mundësish lidhjeje, si transmetimi i muzikës, biseda në telefon dhe përdorimi i aplikacionit Oticon Companion për të kontrolluar aparatet e dëgjimit. Teknologjia me valë Bluetooth i bën të gjitha të mundshme.
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
Aparatet e dëgjimit Oticon janë të certifikuara me IP68. Kjo do të thotë se ata mund të përballojnë lagështinë dhe pluhurin.