Oticon Real miniBTE R është një aparat i vogël dhe i rikarikueshëm, i cili i përshtatet shumicës së pacientëve. Risjell tingujt e vërtetë të jetës duke përdorur teknologji që mbështesin menyrën si truri juaj punon. Suporton teknologjinë Bluetooth® wireless për t’ju ofruar një komunikim hand-free (pa përdorur duart) dhe lidhje pa probleme me pajisjet tuaja të preferuara.
Oticon Real miniBTE R
Qëndro në bisedë
Me akses më të mirë të tingujve përreth dhe qartësi të jashtëzakonshme në të dëgjuar ju mund të ndiqni bisedat me më shumë vemendje,fokus dhe kontroll.
Qendroni të mprehtë me më pak mundim
Oticon Real është dizejnuar për të risjell tingujt e vërtetë të jetës! Aparati ju jep akses tek tingujt e domosdoshëm nga njëra anë, dhe me detaje dhe qartësi të jashtëzakonshme nga ana tjetër – ndërkoh që ju mbron nga zhurmat bezdisëse, që të qendroni komfort dhe të fokusuar.
Pervojë e jashtëzakonshme muzike
Për t’ju dhënë cilësi të mahnitshme të zërit, pavarësisht nëse jeni duke dëgjuar muzikë të drejtpërdrejtë ose transmetim, ne kemi krijuar një program të dedikuar të quajtur Oticon MyMusic.
Bateri të karikueshme
Nevojiten vetëm 3 orë karikim për ta përdorur 1 ditë të plotë, duke përfshirë dhe dëgjimin e muzikës apo audiove të ndryshme.
*Koha e pritshme e funksionimit për bateritë e rikarikueshme varet nga intesiteti i përdorimit, humbja e dëgjimit, mjedisi i zërit dhe mosha e baterisë.
Lidhje pa problem
Shijoni një larmishmëri mundësi lidhjesh,si : dëgjim muzike, të folurit në telefon dhe përdorimi i aplikacionit Oticon Companion për të kontrolluar aparatet e dëgjimit. Teknologjia e Blutooth i bën të gjitha këto të mundura.
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
Aparatet e dëgjimit Oticon janë të certifikuara me IP68. Kjo do të thotë se ata mund të përballojnë lagështinë dhe pluhurin.