Oticon More miniRITE R është një aparati diskret i rikarikueshëm që ju jep akses në të gjithë tingujt përkatës. Oticon More suporton trurin që të përzgjedhi tingujt dhe fjalët e nevojshme gjatë bisedimeve me njerzit përreth jush. Ai është i lehtë për t’u përdorur, me një buton të dyfishtë për kontrollin e volumit dhe programit. Ai përmban teknologjinë me valë Bluetooth për lidhje pa probleme me pajisjet tuaja të preferuara.
Oticon More miniRITE R
Karakteristikat inteligjente Pasi skanon dhe analizon skenën e zërit 500 herë në sekondë, aparati arrin të organizojë tingujt përreth jush për të krijuar kontrast të qartë dhe ekuilibër midis tingujve. Tinguj nga bota reale Ky aparat dëgjimi është i testuar me skena zanore nga bota reale dhe në këtë mënyrë është në gjendje të balancojë skenën e zërit rreth jush. Kuptim më i mirë i të folurit Përfitoni më shumë nga bisedat tuaja me miqtë dhe të dashurit. Këto aparate dëgjimi përmirësojnë të kuptuarit e të folurit në mjedise të zhurmshme dhe të qeta. Përvojë e jashtëzakonshme muzikore Për t’ju dhënë cilësi të mahnitshme të zërit, pavarësisht nëse jeni duke dëgjuar muzikë të drejtpërdrejtë ose transmetim.
Lidhje pa probleme Shijoni një mori mundësish lidhjeje, si transmetimi i muzikës, biseda në telefon dhe përdorimi i aplikacionit Oticon Companion për të kontrolluar aparatet e dëgjimit. Teknologjia me valë Bluetooth i bën të gjitha të mundshme. Bateritë e rikarikueshme Karikoni për një ditë të plotë dëgjimi, duke përfshirë transmetimin, në vetëm 3 orë*. *Koha e pritshme e funksionimit për baterinë e rikarikueshme varet nga modeli i përdorimit, grupi i veçorive aktive, humbja e dëgjimit, mjedisi i zërit, mosha e baterisë dhe përdorimi i aksesorëve me valë. Kontroll i volumit dhe programit Një buton i dyfishtë e bën të lehtë kontrollin e volumit dhe rregullimin e programeve. Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit Aparatet e dëgjimit Oticon janë të certifikuara me IP68. Kjo do të thotë se ata mund të përballojnë lagështinë dhe pluhurin.