Kutitë elektrike-cedis e125 DUS kryejnë funksionin e tharjes së lagështisë, higjenizimit dhe ruajtjen e aparateve të dëgjimit në menyrë të sigurtë. Ajo është shumë e thjeshtë për t’u përdorur dhe për t’u pastruar. Disa prej karakteristikave të saj përfshijnë:
– ka një buton ndezje/fikje
– përvec karikuesit të zakonshëm vjen i pajisur dhe me një kabull me portë USB, për lidhje me kompjuterin
– kryen tharjen në saj të nxehtësisë elektrike
– procesi i plotë i tharjes kryhet për 142 minuta
– fiket automatikisht pas tharjes së plotë të aparatit
– nuk mbinxehet
– paraprakisht kryen një higjenizim prej 8 minutash të aparatit, dhe më pas nis me tharjen
– kapaku mbyllet me magnet