20 vjetori i klinikës, është një përvjetor i rëndësishëm që sheh si nga e shkuara ashtu dhe nga e ardhmja, duke përfaqësuar një moment maturimi, konsolidimi dhe qëndrueshmërie.
Kabineti Salaj Akustik që prej vitit 2002, është përfaqësuesi më serioz dhe më i zhvilluar në fushën e përgatitjes së aparateve të dëgjimit, duke shtrirë suksesin e aktivitetit dhe jashtë trevave të Shqipërisë si në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe kohët e fundit dhe në Itali. Në këto 20 vite: – ne kemi arritur të fitojmë besimin e mbi 18000 qytetarëve me rënie dëgjimi, duke i rikthyer atyre dëgjimin normal.
- Kemi importuar vetëm pajisje dhe produkte te certifikuara me ISO 9001 dhe me logon CE.
- Kemi fituar përfaqësinë zyrtare në Shqipëri të markës nr.1 në botë Oticon Danimarkë.
- Etika në biznes, përgjegjësia sociale dhe integriteti e kanë bërë Klinikën Salaj një lider në treg.
- Estetika është një vecori që na dallon, për të gjithë ata që e kanë problem ekspozimin e aparatit të dëgjimit.
Në një kohë kur zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e klientëve rriten me ritme të shpejta, Klinika Salaj shfrytëzon ç’do mundësi që ofron teknologjia në shërbim të tyre. Misioni ynë, krahas përcaktimit të shkallës së dëgjimit dhe vendosjes së aparateve në mënyrë profesionale, ka qenë te ndjekë në vazhdimësi përmirësimin dhe kujdesin shëndetësor të të gjithë pacientëve tanë. Kabineti Salaj Akustik ju rikthen lumturinë që ju mungon.
Në vazhdim ne ju premtojmë shumë e më shumë zhvillim dhe inovacion si dhe sjellje të teknologjive të reja për t’ju dhënë zgjidhje problemeve tuaja të dëgjimit.